Çfarë po ndodh në Elbasan? Policia shton masat e sigurisë, zbarkon FNSH-ja

83
Sigal

Policia e Elbasanit ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë patrullojnë në zonat problematike të qytetit.

Sipas raportimeve të mediave policia ka po zhvillon kontrolle me qëllim kapjen e personave problematike. Deri tani nuk ka një informacion nga policia, në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë aksion të policisë.

Ditët e fundit SPAK në bashkëpunim me policinë dhe autoritetet spanjolle kanë shoqëruar mbi 15 persona ne Elbasan dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale servera dhe dokumenta që provojnë mashtrimet që kryheshin nëpërmjet këtij call center, mashtrime të cilat kapin shifrat e miliona eurove.

Bëhet me dije se “viktima” të mashtrimeve të Call Center janë shtetas të huaj kryesisht spanjollë dhe gjermanë.