E masakroi për vde.kje kunati/ “Grua shumë e mirë”, flasin fqinjët e viktimës në Elbasan: Nuk kemi dëgjuar debate

85
Sigal

“Ishte një grua e mirë. Nuk kemi dëgjuar asnjë debat”. Kështu deklarojnë fqinjët e 44-vjeçares, e cila u vra nga burri i motrës së saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Siç raportoi dhe policia 58-vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Fqinjët e tyre thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.

“Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”, u shpreh fqinja.