Elektricistin në Fier e zë korenti, vdes në krye të detyrës

542
Një person ka humbur jetën në qytetin e Fierit pasditen e sotme. Sipas policisë ai ishte me profesion elektricist dhe ndërroi jetë teksa punonte.
Raportimet e para tregojnë se elektricisti ra në kontakt me energjinë elektrike, e si pasojë humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan pak minuta më parë, teksa 50-vjeçari S.V. punonte në shtyllën elektrike.
Sigal