Dyshohet se lejuan të kalonte kamioni me 1650 kg drogë, shoqërohen 2 punonjës të “Rapiskan”

430
Dy punonjës të kompanisë Rapiskan, kompania që ka të drejtën e skanimit të mallrave që kalojnë në portin e Durrësot, janë shoqëruar dhe po merren në pyetje në lidhje me kalimin e kamionit me 1650 kg drogë.
Dy punonjësit dyshohet se lejuan kamionin të kalonte me drogë. i cili u ndalua dje Bari të Italisë.
Në pranga kanë përfunduar dy drejtuesit e automjetit 53 vjec e 26 vjec, në lidhje familjare mes tyre.
Lënda narkotike ishte e fshehur në ngarkesën me lëndë drusore e materiale ndërtimi të transportuara nga Tirana me destinacion rajonin e Lombardisë.
Një anomali në mënyrën e ngarkimit të mallit në automjet si dhe sjellja e nervozuar e dy drejtuesve të kamionit kanë shkaktuar dyshimet e agjentëve të policië financiare.
Me anë të një aparature speciale radiogjenike “Silhouette Scan” është bërë e mundur zbulimi i 1650 kg marijaunë e fshehur në mes të mallit të transportit.
Lënda narkotike do të kapte në treg vlerën e 16 milionë euro.
Sigal