Kosovë/ Rrethohet godina qeveritare dhe Kuvendi, policia në gadishmëri

523
Protestat e dhunshme të një dite më parë, kanë mobilizuar policinë e Kosovë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të Njësisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kanë rrethuar dy godinat kryesore, atë të qeverisë dhe Kuvendit.
Nga protesta e të mërkurës 13 persona mbetën të lënduar, ndërsa u shënuan dhe dëme të shumta materiale.
Policia arrestoi 22 protestues.
Protesta e partive opozitare nisi në mesditë pasi Polica e Kosovës arrestoi deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj- Bujupi.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që Kadaj-Bujupi të mbetet në paraburgim për 30 ditë.
Avokati mbrojtës i deputetes, Arianit Koci tha se vendimi i gjykatës është i padrejtë.
Sigal