Italia kapërcen 30 mijë vdekje nga koronavirusi, shënohen 243 viktima në 24 orë

349
Sigal

Ditën e sotme, Italia ka konfirmuar mbi 30 mijë viktima nga koronavirusi, pasi në 24 orët e fundit, janë regjistruar 243 viktima dhe 1327 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID 19 është 87 961 raste.

Me shifrat e sotme, Italia ka regjistruar 30,201 viktima dhe 217,185 persona të infektuar.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre deri më sot është 99,203.

Ditë e sotme, në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 634 raste pozitive më shumë dhe 94 viktima më shumë.

Deri tani Italia ka kryer 2,445,063 teste në total.