Lubonja: Rama ka shfrytëzuar pandeminë për të rritur autoritarizmin, qeveria e fokusuar te oligarkët

407
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik.

Teksa u ndal tek zhvillimet e fundit, ai tha se qeveria po e shfrytëzon pandeminë për të rritur autoritarizmin.

“Nuk është gabim të flasësh se në disa aspekte e ka forcuar pandemia pushtetin e Ramës dhe në disa aspekte e ka dobësuar. Në raport me opozitën, është forcuar. Sa i përket rezultatit të pandemisë deri më tani, mendoj se i jep sërish disa pikë Ramës.

Ajo që mendoj se e dobëson dhe vazhdon ta dobësojë është çështja ekonomike, sa mundet ta menaxhojë. Për mendimin tim qeveria ka bërë shumë shumë pak, edhe në krahasim me botën. Ka vazhduar të jetë një qeveri e fokusuar te interesat e oligarkëve. Protestat që zhvillohen kanë të bëjnë me autoritarizmin në rritje, është shfrytëzuar pandemia për të rritur autoritarizmin. Ne kemi më pak ndjeshëmri demokratike se Serbia apo Mali i Zi më pak disidencë, edhe popullin e kemi më të varfër, më të nënshtruar.

Lubonja shtoi: “Kemi një shoqëri civile që është e gjitha, po të kontrollosh në borderotë e shtetit. Kur nuk respektohen njerëzit marrin një lloj mesazhi por kur nuk i përfill njeri njerëzit dorëzohen. Kur regjim përdor indiferencën njerëzit tulaten. E keni parasysh Astirin ju, shteti rezistoi, dhuna i lodhi edhe protestuesit”,- tha Lubonja.

Sa për atë që po ndodh me zgjedhjet në universitet, Lubonja tha se po ndiqet, “Strategjia e kontrollit kapilar të kësaj shoqërie në cdo drejtim, kontroll i dijes, mësuesve dhe të rinjve janë metoda të ndjekura nga regjimet. Dihet që ka mbeturina të njerëzve të opozitës dhe synohet të kontrollohet gjithcka, synohet të pastrohen këto elementët e PD, nuk ke si bën zgjdhje ndryshe në një kohë që ke karantinimin më të egër në Europë’, sqaroi Lubonja.

Sa për reformën në drejtësi, Lubonja i qendroi tezës së tij se ajo po bëhet për ta kapur drejtësinë.

“Reforma ka pasur këtë qëllim luftën politikë, cfarë po ndodh sot provon atë që kjo është reformë për të kapur drejtësinë, për ta pastruar nga mbeturinat e PD dhe LSI në drejtësi. Në Gjykatën e Lartë ka 35 mijë cështje dhe tani po gjendjen ca mekanizma plepash që të marrin vendim se kush do kalojë apo jo në gjykatë, është një rrumpallë në sistemin gjyqësor por edhe në prokurori. Synimi ishte i qartë. Ti ke ngelur pa Gjykatë Kushtetuese është ajo që gjykon ligjet. Ndryshoi ky Kodin Penal as e atakon fare në kushtetuese. Aprovohen ligjet në parlamentin që e ka blerë, e ka të kontrolluar”,- shtoi analisti.