E pazakontë! Nga Milano në Romë për dy orë, policia italiane transporton organe me Lamborghini

63
Sigal

Një ngjarje e pazakontë, me protagonistë disa policë heronj ka ndodhur në Itali.

Karabinierët duhet të transportonin një veshkë nga spitali Niguarda, i ndodhur në Milano, për në Lacio, Romë, ku do kryhej një transplanto urgjent.

Nëse në një situatë të zakonshme do të përdorej një helikopter për të mbërritur sa më shpejt, policët përdorën një makinë sportive Lamborghini, e cila përshkoi mbi 600 km në dy orë, me një shpejtësi prej rreth 300 km/orë. Arsyeja pse u zgjodh kjo mënyrë transporti ishte për të lënë të lirë helikopterët, në rast të ndonjë ngjarjeje të rëndë dhe të papritur.

Në fund, operacioni për transplantin e organit rezultoi i suksesshëm, falë dhe punës së efektivëve, të cilët u cilësuan nga të gjithë si heronj.