Vihet në pranga 32-vjeçari shqiptar/ Kapet me kokainë në Itali, gati për ta trafikuar në rrugët e vendit fqinj

105
Sigal

Një 32-vjeçar është vendosur në pranga pasi është kapur nga policia italiane me kokainë të cilën e kishte bërë gati për ta shitur.

Shqiptari i cili ishte i papunë i janë gjendur lëndë narkotike e llojit kokainë dhe disa qindra euro.

Policia i ka sekuestruar drogën dhe paratë për të cilat dyshohet se vinin nga tregtia e kokainës. Karabinierët kontrolluan edhe shtëpinë ku banonte 32-vjeçari shqiptar ku gjetën 3300 euro cash, të cilat konsiderohen si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Përveç parave të gatshme, të riut shqiptar iu gjetën edhe pajisjet për paketimin e kokainës dhe për të hedhur më pas në treg. Ai akuzohet tashmë për posedim droge dhe trafikim të saj. Ndërsa pritet edhe dëbimi nga Italia për shkak të mungesës së dokumentacionit.