FBI-Italisë: Kujdes, atentate të mundshme në Romë e Milano

542
Mediat italiane informojnë se Agjensia e Shërbimeve Sekrete Amerikane FBI, gjatë orëve të fundit ka komunikuar me qeverinë italiane duke kërkuar forcimin e kontrolleve të sigurimit në Katedralen e Shën Pjetros në Romë, në Katedralen e Milanos e në Teatrin Skala po në Milano, si tre objektivat e mundshme e më të ndjeshme në rrezik nga terrorizmi islamik.
FBI ka informuar gjithashtu autoritetet italiane për 5 persona të dyshuar brenda territorit të vendit, ndaj të cilëve duhet thelluar investigimet.
Të 5 personat kanë emra arab e kombësia e tyre nuk është bërë publike.
Menjëherë pas mbërritjes së dokumentit të FBI, Departamenti i Sigurisë Publike Italiane ka shpëndarë një urdhëresë speciale për krerët e policisë së qytetit të Milanos e Romës, ku kërkohet shtimi i vigjilencës kryesisht në objektet e kultit fetar e në vemdmbledhjet si salla koncerti, teatri, stadiume e shkolla.
Gjithashtu në këto dy qytete janë ngritur postoblloqe të shumta kontrolli police ndaj çdo automjeti e personi të dyshuar.
Ndaj informacioneve të marra nga FBI, shërbimet e inteligjencës italiane po kryejnë verifikimet e duhura e burime nga qeveria italiane kanë komentuar për mediat se sinnjalizmi të tilla nga vende mike të Italisë janë konstante e janë gjithashtu objekt i një vlerësimi të kujdesshëm nga forcat e sigurisë, por pa e zmadhuar apo e nënvlerësuar informacionin e marrë.
Mbi rritjen e nivelit të vigjelencës e sigurisë në vend është shprehur dhe kryeministri Matteo Renzi, i cili i ka propozuar të gjitha forcave politike në vend “një operacion investigmi” të sigurisë në vend, një plan me më shumë para në dispozicion për sigurinë e rendin si dhe për të vënë nën kontroll dhe “zonat e askushit”, siç janë periferitë e çdo qyteti.
Ndërkohë Ambasada Amerikane në Romë ka shpërndarë në websitin e saj zyrtar një notë informative për të gjithë qytetarët amerikanë në Itali, titulluar “Mesazh sigurie për nënshtetasit amerikanë”, në të cilin shkuhet se “Katedralja Shën Pietro në Vatikan, Katedralja e Milanos, Teatri Skala janë indentifikuar si objektiva të mundshme për sulme terroriste, por gjithashtu dhe vende si kisha, sinagoga, restorante, hotele, teatre etj, konsiderohen me rrezikshmëri të tillë.”
Sigal