Drogë në karrocën për fëmijë/ Dënohet me burg shqiptari në Francë, si gruaja e gjeti lëndën narkotike të fshehur nën këmbët e…

226
Sigal

Një 20-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata franceze pasi akuzohet për trafik droge në Saint-Malo të Francës.

Sipas hetimeve, të rinjtë mblidheshin në shkallët e një prej godinave për të trafikuar lëndë narkotike. Por, ajo që vuri në lëvizje policinë ishte një nënë e cila gjeti një qese me kanabis të fshehur në karrocën e foshnjës së saj.

Më pas policia filloi survejimin në tetor të 2021-it dhe pikasi një person një person që shkonte dhe kthehej mes rrugës dhe shkallëve.

I riu shqiptar është justifikuar se kishte blerë lëndë narkotike për konsum personal, por nuk ishte organizator i ndonjë trafiku të drogës.

“Unë kam parë tashmë djem të moshës 10 vjeç ose 12 duke pirë. Nuk jam vetëm unë që konsumoj.”, u shpreh 20 vjeçari shqiptar që kishte mbërritur në Francë 4 vite më parë.  Ai u dënua me pesë muaj burgim me kusht për shitje dhe përvetësim të lëndëve narkotike.