Humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga pallati në të cilin po punonte

267
Sigal

Një aksident në punë ka rezutuar fatal për një 34-vjeçar shqiptar në Empoli,
Itali. Mediat italiane raportojnë se pasditen e sotme, punëtori shqiptar u rrëzua
nga kati i dytë i një ndërtese ku po punonte dhe për pasojë humbi jetën. Në
momentin kur ka mbërritur ambulanca shqiptari kishte ndërruar jetë. Trupi u
transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Careggi (Firence) në dispozicion të
prokurorit për obduksion. Hetimet e policisë janë duke vazhduar për ngjarjen për
të sqaruar nëse kishte të tjerë kur burri ra dhe nëse ai punonte në shtëpi në
mënyrë të rregullt. Hetimet e policisë për vdekjen e 34-vjeçarit vazhdojnë duke
marrë parasysh disa hipoteza, nga aksidenti në punë gjatë rinovimit të banesës,
deri tek një vetëvrasje e mundshme siç u tha në fillim.