Preku, cënoi figurën time dhe jetën time personale’, Xhensila Pere në një proces gjyqësor me Robert Aliajn

244
Sigal

Xhensila Pere ka folur më në fund në lidhje me debatin që pati me Robert Aliajn në emisionin “Love Story Talk” dhe ka konfirmuar se është në një proces gjyqësor me artistin.

Kujtojmë se debati i tyre ka nisur pas statusit që Roberti bëri në rrjetin social Instagram duke e cilësuar opinionisten një personazh të dështuar dhe si e tillë nuk ka moral të mjaftueshëm për të këshilluar të tjerët.

Në një intervistë, Xhensila është shprehur se ka një çëshje gjyqësore me Robertin duke shtuar se ai i ka cënuar figurën e saj dhe jetën personale

Situata me Robert Aliaj duket se ka shkuar si mos më keq, pra nëse kemi një gërricje me pjesëtarët e tjerë, me Robertin ke arritur deri në gjyq. Është e vërtetë kjo? Si nisi gjithçka?”, është pyetur Xhensila.

Pjesë nga debati:

“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe arron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, ka shkruar Robert Aliaj.

“Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste tek Love Story absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët të jap mendimin tim gjithmonë pa cënuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?”, është kundërpërgjigjur Xhensila.

“Unë nuk të kam fyer fare, po nejse nuk dua të bëj debat këtu se nuk është vendi. Ideja ishte që…”, thotë Roberti.

Unë ndihem e fyer…”, i thotë Xhensila.

“Do të them një gjë me shumë sinqeritet ky reagim është më kompleks se kaq se nuk më pëlqeu mënyra si i ndërtoni gjërat me orientime nga komiteti qendror e bla bla… unë i kam inat, nuk je vetëm ti e përfshirë aty. Ti ishe impulsi. Unë do doja njerëz të suksesshëm këtu…”, përgjigjet Roberti.

“Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje? Ke folur mjaftueshëm…”, i thotë opinionistja.

“E di si është puna Alketa, mua më vjen shumë keq, më vjen keq për Kristin, por këtë banalitet do ta lë këtu. Ky është banalitet skandaloz dhe është kulminant në televizion si event banal. T’ju vijë turp që e bëtë këtë gjë kështu. Ajo të shkojë të jetojë me maçokun dhe t’i bjerë murit me kokë”, u shpreh Aliaj.