Tiranë, vrau 2 grabitësit në banesë Gjykata lë të lirë Famur Ymerin

450
Sigal

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e “arrestit me burg” në “arrest shtëpie” për Flamur Ymerin i prangosur më 17 dhjetor pasi vrau në banesën e tij Andan Lulin dhe Ervin Shabën, të cilët të maskuar i kishin hyrë në banesë.

Pas arretimit Ymeri i njohur dhe si “Mul Topalli” deklaroi se vrau dy të rinjtë pasi ata e kërcënuan me grabitje, ndërsa Prokuroria këtë të enjte është tërhequr nga “arresti me burg” duke kërkuar “arrest shtëpie”.

Prokuroria hetoi për dy muaj dhe në pistën e vrasjes për një konflikt të mëparshëm por pas dy masave arrest me burg 30 ditë, Flamur Ymeri fiton lirinë dhe shkak i vrasjes të dy të rinjve është ai i vetëmbrojties ka argumentuar gjykata.