Drejtonte mjetin në gjendje të dehura, pas arrestimit 37-vjeçarja kallëzon ish-bashkëjetuesin për dhunë

15
Sigal

Një shofere u arrestua nga policia e Sarandës pasi nga testi i alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehura.

Ndërsa policia e ka shoqëruar në komisariat, 37-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj. Pas kësaj, prangat i janë vënë edhe 40-vjeçarit, Sazan Cenokaci.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndaluar për verifikim, automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. K., 37 vjeçe, e cila, pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar ne gjendje të dehur. Për këtë arsye, kjo shtetase është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. Ç., 40 vjeç, pasi dyshohet se më datë 19.02.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje. Gjithashtu, pas komunikimit me prokurorin, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja M. K., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, sqaron policia.