Protesta/ Zbarkojnë në terren mbi një mijë efektivë, nis organizimi. Vetëm 4 orë leje

50
Sigal

Ka nisur zbarkimi në terren i efektivëve të Policisë së Shtetit dhe organizimi i tyre, ku do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, e cila është planifikuar të nisë në orën 17:30.

Mësohet se do të jenë 1100 efektivë të cilët do të merren me ruajtjen e sigurisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri. Gjithashtu janë vënë dhe autobote uji, ndërsa si gjithmonë do të ketë një kordon me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

NOA

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Prej orës 16:30 do të bllokohen akset: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Burime bëjnë me dije se Policia ka dhënë vetëm 4 orë leje për protestën e opozitës dhe nuk dihet nëse do të zgjasë më shumë.

Mësohet se deputetët e Partisë Demokratike pritet që të dalin së bashku nga selia blu. Gjithashtu, edhe Sali Berisha do të ketë mundësinë të japë mesazhin e tij në këtë protestë përmes teknologjisë.

Eksponentë të PD-së kanë deklaruar se protesta e sotme pritet të jetë paqësore.