Dy persona tentojnë të arratisen me çarçafë nga “Burgu 313”

193
Sigal

Dy persona që vuajnë dënimin në “Burgun 313” në Tiranë kanë tentuar të arratisen.

Sipas të dhënave, ata kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushimin e hyrjes së administratës.

Mësohet se dy personat nuk kanë mundur të largohen, pasi janë kapur dhe janë rikthyer në qeli.