Digjet dyqani në Durrës, zjarrfikësja dhe policia në vendin e ngjarjes

182
Sigal

Një dyqan është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Durrës. Mësohet se në dyqan ka pasur vetëm kuti kartoni.

Shërbimet e Policisë dhe MNZ ndodhen në vendngjarje për fikjen e zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1 Durrës, në një  ambient dyqan jashtë funksionit, ku kishte vetëm kuti kartoni, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe MNZ ndodhen në vendngjarje për fikjen e zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.