Gjykata angleze dënon dy shqiptarët, rrëmbyen shpërndarësin e drogës

453
Dy shqiptarë që jetojnë në Angli janë dënuar për rrëmbimin e një shpërndarësi droge ngjarje kjo e ndodhur në një rrugë në Brighton.
Sipas raportimeve të mëediave londineze, bëhet e ditur se Ilir Hasa 24 vjeç nga dhe Saimir Nezaj 24 vjeç, morën peng të riun Ardi Murataj 20 vjeç në një makinë në Terracë Princë më 12 prill .
Autori i tretë i përfshirë në këtë ngjarje, Gazmend Mula 29 vjeç , u deklarua fajtor më parë për mosdhënie informacioni për rrëmbimin e Muratajt nga shokët e tij.
Murataj, nuk ka qenë i panjohur për policinë londineze pasi ai ishte i njohur edhe me emrin e Tony Kurt, madje ai ishte vetëdeklaruar fajtor për posedim të kokainës me qëllim tregtimin e saj.
Pas rrëmbimit nga dy personat e dënuar, Murataj mundi që të kontaktonte policinë.
Redon Sadria 19 vjeç është një tjetër i përfshirë në këtë çështje dhe u deklarua fajtor për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen e saj 
Sigal