Dhu*nuan Klea Prengën, dorëzohen në polici motrat Berisha

94
Sigal

Marinela dhe Antonel Berisha të cilat dhunuan disa muaj më parë me sende të forta Klea Prengën, janë dorëzuar pak minuta më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burime për media, bëjnë me dije që shtetesja Marinela Berisha ka marrë masën “Arrest në burg” ndërsa motra e saj, Antonela Berisha ka marrë masën “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Dëmtimi që i është shkaktuar Klea Prengës sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore IML është i pa rikuperueshëm çka e rrit përgjegjësinë penale ndaj motrave Berisha.

Ajo gjithashtu ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve. Në pjesën e dëmtimeve asaj i janë bërë 13 qepje.

E dëmtuara thuhet ne raport ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmtimeve të vogla të fibrave muskulore apo degëve fundore të nervit facial”.Në konkluzionin përfundimtar arrihet në përfundimin se Klea Prenges iu konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulaturës së anës së djathtë të fytyrës.

Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policisë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.