Dhunohen dy kisha në Korçë, kujdestari: Është hera e pestë që tentojnë të vjedhin

Në qytetin e Korçës janë dhunuar dy kisha.
Janë dhunuar kisha e “Shën Marisë” dhe kisha “Shën Gjergji”. Mësohet se gjithçka ka ndodhur gjatë natës dhe është tentuar të vidhet paraklisi i dy kishave.
Kujdestari i kishës “Shën Marisë” Dhionis Mitrollari ka thënë se është hera e pestë që dhunohet kjo kishë. 
“Është hera e pestë qe kisha është dhunuar dhe tentuar të vidhet. Nuk është kapur asnjë nga autoret. Bëjmë thirrje të identifikohen sepse po dhunohen çdo ditë dhe kjo është e pafalshme”, u shpreh Mitrollari.
NOA