Dhu.nuan ekspertin e ekonomisë Petraq Milo në pikën kufitare të Malit të Zi, arrestohen dy efektivët e policisë

294
Sigal

Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale ku dhunohet kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo në kufirin malazez, janë arrestuar dy prej policëve të cilët u përfshinë në këtë ngjarje.

Sipas mediave vendase, në pranga janë vendosur efektivët Nikola Boljevic dhe Dragan Scekic.

Ngjarja ndodhi më 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit. Por vetëm një muaj më pas, në rrjete sociale është publikuar videoja ku shihen efektivët e policisë që dhunojnë Petraq Milon.

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet Petraq Milo u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina ekspertin e ekonomisë.

Deklarata e Abazoviq pak para arrestimit të policëve:

“Sa më shumë që afrohet 19 marsi (zgjedhjet presidenciale), aq më shumë dalin video. Prandaj pritet se do ketë edhe video të tjera, grafite, nacionalizëm, tensione; do ketë përpjekje për të krijuar tensione dhe atmosferë armiqësore ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe pakicave. Kjo është mënyra tipike e veprimit. Ndërsa videot në fjalë i kam parë të gjitha që me 15 janar dhe që atëherë kemi marrë masa. Policët të cilët kanë problem të ndryshme psikologjike nuk duhet të jenë në shërbim. Dhe kjo çështje duhet zgjedhur në vazhdimësi.

Kjo është ana e parë e medaljes. Ana tjetër e medaljes nuk duhet mbingarkuar pasi qytetarët shohin vetëm një pjesë të shkurtër të videos. Ndoshta vetëm një numër i vogël personash racional mund ta kanë parasysh se askush nuk ka vënë ndokënd qëllimisht në shënjestër për t’i nxjerrur jashtë makinës. Por sepse para kësaj ekziston një arsye, një shkelje ligji për të cilën ju afrohet policia. Për më tepër në raste kur ka me qindra makina, kështu që këtë pjesë të gjithë e theksojnë. Pra, kemi të bëjmë me një rast në të cilin nuk janë respektuar rregullat themelore të komunikacionit dhe nuk është respektuar rralla. Më vjen shumë keq, sidomos duke pasur parasysh faktin se kemi të bëjmë me persona të moshuar, turistë… Apeloj të gjithë policët, sidomos policët kufitarë që t’i kenë parasysh rrethanat dhe të jenë tolerant. Por, personat të cilët i shkelin rregullat –dhe kjo nuk është karakteristikë e këtij rasti, pasi raste shkeljesh të tilla kanë ndodhur edhe vite më parë. Personat të cilët shkelin rregullat përtej limitit duhet të gjobitën në mënyrë adekuate. Nga ana tjetër, e kuptoj solidaritetin dhe kolegjialitetin e policëve; por nga aspekti racional të gjithë fajtorët duhet dënuar. Pres që kjo të ndodh në mënyrë adekuate, sipas shkeljes së ligjit. Për sa i takon administratës së policisë do flasë më tepër ministri. Administrata e policisë duhet të ndryshohet në vazhdimësi, duke vënë në pozita të persona të rinjë do ndryshojmë energjinë dhe mënyrën e funksionimit, kështu duke e bërë policinë më të aftë dhe efikase. Kjo është reformë që do marrë kohë të caktuar por që Mali i Zi duhet ta realizojë.”