Një person është gjendur pa shenja jete pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.
‘Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç. Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune’, thuhet në njoftimin e policisë.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç.
Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


















