Petraq Milo: Familjet në nevojë në mëshirën e fatit, qeveria shpërndan lëmosha

613
Sigal

Profesori i Shkencave Ekonomike dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo e ka cilësuar mbështetjen ekonomike të qeverisë për familjet në nevojë si të papërfillshme.

Sipas tij vetëm një krahasim i nivelit të ndihmës sociale që marrin familjet në ndihmë ekonomike në Shqipëri me ato në Kosovë është një tregues i mos vullnetit politik për të mbështetur denjësisht këtë shtresë sociale.

“Mbështetja ekonomike e Qeverisë për familjet më në nevojë në ndihmë ekonomike mbetet e papërfillshme dhe kjo shtresë sociale ndjen shumë e më shumë rritjen e kostos së jetesës

Vetëm një krahasim i nivelit të ndihmës sociale që marrin familjet në ndihmë ekonomike në Shqipëri me ato në Kosovë është një tregues i mos vullnetit politik për të mbështetur denjësisht këtë shtresë sociale.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2021, mesatarisht një familje në ndihmë ekonomike ka përfituar 58 Euro në muaj. Ndërsa një familje po në vitin 2021 sipas të dhënave të Agjensisë së Statistikave të Kosovës ka perfitur nga 100 deri 120 mesatarisht Euro në muaj.

Përafërsisht një familje në ndihmë ekonomike në Shqipëri përfiton dy herë më pak se një familje në Kosove. Kur në një kohë që buxheti i Shqiperisë është pothuajse dyfish më i larte se buxheti i Kosoves. Në vitin 2021 buxheti i Shqipërisë është rreth 4.9 miliard Euro, ndërsa i Kosovës është rreth 2.5 miliard Euro.”, shprehet Milo.