Blushi: Revolta popullore vijon nesër me protestën para Kuvendit

245
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetëve të opozitës në Kuvend.

Në një postim në Facebook, ai tha se një vendim i tillë i marrë në vetëm 3 javë për 23 deputetë, ka pasur si qëllim vetëm mos hetohet çështja “McGonigal” dhe përmendja në të e kryeministrit Edi Rama.

NOA

Postimi i plotë:

Përjashtimi brenda tri javëve i 23 deputetëve, vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer me aferën “McGonigal”, bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, refuzimi i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, si dhe bllokimi i informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj parlamentarizmit, demokracisë, llogaridhënies, pluralizmit dhe opozitës që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.

Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e shfrenuar të Kryeministrit në largim.

Revolta popullore nuk do të ndalet! Ndaj nesër ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!