Dha leje ndërtimi, shpallet i pafajshëm ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore

535
Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm ish kryebashkiakun e Urës Vajgurore, Syrja Ormëni, ndërsa ka dënuar 8 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Sipas informacioneve zyrtare, 9 personat akuzoheshin për shpërdorim detyre. Prokuroria e Beratit kishte kërkuar dënimin me nga një vit burg për secilin, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën vetëm për 8 prej tyre. Sipas prokurorisë së Beratit, hetimet kishin nisur pas kallëzimit të ministrisë së Transporteve, për një leje ndërtimi për godinë shërbimi, dhënë nga KRRT e Urës Vajgurore, në favor të një subjekti, administrator i të cilit ishte vëllai i ish-kryebashkiakut, Fatos Ormënaj. Gjatë hetimit, u konstatua se krahas shkeljeve në dhënien e lejes për këtë subjekt ndërtues, anëtarët e KRRT-së kanë dhënë leje në shkelje të ligjit edhe për disa ndërtime të tjera. Ky proces hetimor dhe gjyqësor ka zgjatur rreth 3 vjet, për shkak se fillimisht u nis hetimi për një zyrtar të Bashkisë Ura Vajgurore dhe më tej u zgjerua rrethi i personave të përfshirë edhe tek të gjithë anëtarët e KRRT-së.
Sigal