“Mbajti peng zyrat, prej 6 muajsh i kishte mbaruar mandati”, dalin detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçit

316
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të tjerë të këtij televizioni.

Sipas SPAK është regjistruar një procedim penal për veprën “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike“.

E paprecedentë pasi burime  zbulojnë se Thoma Gëllçi prej 6 muaj i kishte mbaruar mandati por vazhdonte mbante “peng” zyrën duke shkuar herë pas here. Sipas informacioneve, një javë më parë javën e kaluar këshilli i RTSH ka bërë në mbledhje ku ka kërkuar mbylljen e kanalit RTSH Agro. Se bashku me Thoma Gëllçin janë arrestuar dhe tre punonjës të RTSH, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Maraveci.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Nëse akuzat ndaj së Thoma Gëllçit vërtetohen atëherë ish-drejtori i RTSH rrezikon dënimin me 5 vite burg.