Detyroi një vajzë që të dro.gohej dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari

88
Sigal

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgim, pasi në vitin 2020, nxiti një grua për të përdorur lëndë narkotike, si dhe sepse shiti në bashkëpunim me të tjerë, sasi të këtyre lëndëve.

Arbis Shima është dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka nxitur një shtetase, për të përdorur lëndë narkotike, si dhe ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shima iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.