Detajet/ Si e vrau 40-vjeçari djalin e xhaxhait pas konfliktit për pronën

607
Mesohet se të tjera detaje nga krimi i rëndë në Vlorë, ku një 40-vjeçar vrau me sëpatë djalin e xhaxhait.
Ngjarja ndodhi në Gumenicë të Vlorës. Raportohet se Dilaver Veshaj dhe viktima A.Veshaj kishin një konflikt pronësie, ndërsa kishin debatuar shpesh herë bashkë. Ndërkohë, ditën e sotme pas një debati verbal mes dy kushërinjve, 40-vjeçari shkoi i tërbuar në shtëpi dhe aty mori një sëpatë, dhe më pas goditi disa herë 37-vjeçarin.
Ky i fundit ndërroi jetë disa momente më vonë. Pak pas krimit autori nuk tentoi të largohej, ndërsa priti policinë deri sa mbërriti në vendin e ngjarjes. Viktima dhe autori ishin fqinj. Sakaq, policia po heton rreth dokumentimit të plot të ngjarjes.
Sigal