Dëgjohen të shtëna armësh pranë konviktit të Shkodrës

462
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në qytetin e Shkodrës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili ka qëlluar në ajër.

Ai është Petrit Isaj i moshës 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë Konviktit dhe Shkollës së Veterinarisë

Nuk ka ende informacione përse Isaj ka qëlluar në ajër, ndërsa mësohet se ai ka qëlluar brenda banesës së tij.