Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Redjan Rrajën

68
Sigal

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, nipin e ish deputetit socilaist Rrahman Rraja, lidhur me atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Sipas hetimeve Rraja ka qenë ekzekutori në atentatin me një viktimë dhe dy të plagosur.

Ndërkohë me 35 vite burg u dënua Erjol Halilaj.

Ngjarja u regjistrua në 4 vite më parë, ku në atentat u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja, shtetasi Aleksandër Laho ndërsa humbi jetën Andi Maloku, shoferi i Ndojës.

Sipas akuzës, Rrajën e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.