Arrestohet i dënuari me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në Tiranë

519
Policia e kryeqytetit ka kapur një person të shpallur në kërkim të dënuar me dy vjet burg për veprën penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe finksioneve të drejtësisë. I arrestuari është Nik (Besnik) Vojaçek (Braka), 50 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Prokuroria Durrës më datë 24.03.2015 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale të ” Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë” parashikuar nga nenet 319 të K.Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. Personi u dergua per Ekzekutim te vendimit penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Sigal