Jaguari i ikën policisë, përplaset me një tjetër mjet

410
Një mjet tip “Jaguar” nuk u është bindur urdhrave të Policisë së Shtetit dhe në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një tjetër makinë në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes në qendër të qytetit të Sarandës. Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, në automjet ndodheshin tre persona së bashku me drejtuesin. Ky i fundit, në momentin kur policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, ka shtuar shpejtësinë. Automjetet e policisë i janë vënë nga pas dhe në përpjekje për t’u ikur, “Jaguari” është përplasur me një tjetër makinë. Drejtuesi dhe dy personat e tjerë kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë. Policia ka identifikuar drejtuesin, që sipas njoftimit është shtetasi me inicialet E.G.. Ai është shpallur në kërkim nga uniformat blu që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal