Gardisti në gjyq: E vrava gruan se më acaroi nervat

398
“Nuk kam dashur ta vras Idën. Nxora armën, sepse bëmë një sherr atë ditë, u kapëm me fjalë dhe ajo më tha diçka që më fyeu. Isha i nxehur kur nxora armën dhe doja ta qëlloja nga këmbët nga inati”. Këto kanë qenë fjalët që ka shqiptuar dje në Gjykatën e Tiranës Admir Dervishi, oficeri i Gardës së Republikës, i akuzuar se ka vrarë gruan e tij me katër plumba pistolete.
I arrestuari 29­vjeçar doli dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u vendos masa e sigurisë ndaj tij për akuzën e “Vrasjes në familje”. Pasi Prokuroria shpjegoi se gardisti kishte qëlluar gruan në sy të fëmijëve me armën e punës, Gjykata e pyeti vetë të pandehurin. Gjyqtarja i kërkoi të arrestuarit “nëse kishte diçka për të thënë në lidhje me akuzën dhe me ngjarjen”. Oficeri i Gardës së Republikës në mënyrë të përmbledhur ka thënë se ishte inatosur keq me gruan dhe kishte nxjerrë armën. Ai ka pretenduar se në një moment gjaknxehtësie ka dashur ta qëllojë drejt këmbëve, por më pas nuk e mban mend çfarë ka bërë.
Sigal