Arrestohet 39-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, pas njohjes në facebook

416
Policia e Lushnjes arrestoi sot një 39-vjeçar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Policia bën me dije se 39-vjeçari Kejdi Çela u ndalu sot në lagjen 20 tetori në Lushnje. Rasti u denoncua dje nga e mitura E.F 13 vjeçe, e cila në prani të psikologes ka shpjeguar se para 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin Kejdi Çela me të cilin ishte njohur në Facebook. Ndërkaq edhe 39-vjeçari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të iturën. Hetimet për rastin vijojnë.
Sigal