Përplasi për vdekje 2 italianët në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari që drejtonte “Benz-in” pa patentë

47
Sigal

Është arrestuar 17-vjeçari Elio Rr, i cili ishte drejtuesi i mjetit “Benz”, që u përplas me motorin ku ishin dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano, të cilët humbën jetën.

Aksidenti i rëndë është regjistruar sot në aksin Sarandë-Ksamil rreth orës 3:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’.

Ndërsa 17-vjeçari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe u mjekuan në spitalin e Sarandës.

Drejtoria e Përgjithshme ka njoftuar se për këtë rast është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A. Sh.