U përleshën me thika, ndërron jetë i riu shqiptar

349
Sigal

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Prizren, pas një konflikti me disa moshatarë.

Nga raportimet thuhet se të rinjtë janë përleshur me thika mes tyre, dhe për pasojë i riu ka humbur jetën pas plagëve të marra.

Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i DRP-së në Prizren, njoftoi se sot rreth orës 13:30 minuta tek ” Transiti”, gjatë një përleshje mes disa të rinjve janë përdorur edhe thika, me ç’rast një i ri ka humbur jetën pas plagëve të marra.