E rëndë në Maliq/ Përpleshen dy të rinj, plagoset me mjet prerës një prej tyre

458
Sigal

Një konflikt mes disa të rinjve në Maliq, ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi para pak minutash në fshatin Rrembec. Raportohet se pas sherrit, i plagosur me mjet prerës ka mbetur shtetasi me inicialet J.T.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë për në spital.

Burime nga policia konfirmojnë se shtetasit e tjerë që janë përfshirë në konflikt, janë shoqëruar në komisariat.