A e dinte Dua Lipa që Gigi Hadid është shtatzënë? Flet këngëtarja

437
Sigal

Gigi Hadid ka konfirmuar ditë më parë se është në pritje të fëmijës së parë.

Gjatë mes javës mediat ndërkombëtare zbuluan se Gigi Hadid dhe i dashuri i saj Zayn Malik janë duke pritur një foshnje.

Për këtë lajm ka folur edhe Dua Lipa ‘New Zeland Radio’. Madje ajo ka theksuar se ishte në dijeni për shtatzëninë e modeles disa javë para se të bëhej publike.

Dua u pyet: “Teknikisht, do të jesh teze?”. “Po. Është një lajm shumë i bukur. Jemi shumë, shumë të emocionuar”, u shpreh Dua.

Ajo vazhdoi të ngacmohej derisa pranoi me siklet se e dinte për shtatzëninë para se të konfirmohej dy ditë më parë.

Kujtojmë se Dua është prej kohësh në një lidhje me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar dhe ka një marrëdhënie perfekte me kunatat e saj.

Autorja e hitit ‘Break my heart’ thotë se është vërtetë e lumtur për Gigin dhe Zayn, pasi u pyet nga gazetari.