Tregtarët e orizit në Vlorë: Nesër në punë, le të vijë policia, gratë shtatzëna s’do punojnë në zhavorr

335
Sigal

Tregtarët e tregut të orizit në Vlorë kanë dalë sot në protestë përpara bashkisë duke paralajmëruar se nesër do të rikthehen në punë në tregun e tyre, pasi autoritetet nuk i janë përgjigjur prej dy muajsh.

Përpara kamerave ata shprehen se tregu i përkohshëm i propozuar nga qeveria nuk ka asnjë kusht.

“Ne sot kemi kërkuar takim me kryetarin e bashkisë me asnjë tjetër. Këta nuk po na zgjidhin. Nesër ne do të dalim në punë në orën 07:00. Le të vijë policia e kush të dojë.
Ne do jemi sipas rregullave. Nuk na përgjigjen kanë dy muaj. Atje të bie dielli në kokë. Nuk ka asnjë kusht. Kjo është shtatzënë, i kemi motra mirë ne burra, po kjo ku do shkojë atë në mes të zhavorrit. E kemi vendosur nesër do të dalin në punë.

Do vinin të filmo tregun këtu te sahati. Na thonë ik shit në diell pa asnjë tavolinë dhe atje tregu është me kushte. Pse e mbyllën tregut. Atje nuk punohet, është jashtë standardit çdo gjë”, thonë disa nga tregtarët për Abc News.