Qeveria të falë faturat e ujit dhe dritave, njerëzit nuk paguajën dot në karantinë

305
Sigal

Monika Kryemadhi: Punonjësit e tatimeve po pushohen me listë partiake, zgjatja e fatkeqësisë natyrore, absurditet

Për mua gjykatat, prokuroritë duhet të jenë të gjitha në punë. Duhet të jenë në punë sepse ka shumë njerëz dhe qytetarë, të cilët kanë probleme me pronat, kanë probleme me vendimmarrje të gabuara që mund të kenë nga institucione zyrtare. A e dini ju që rreth gjysma e punonjësve të tatimeve po pushohen nga puna? Dhe po pushohen me listë partiake. Pra kush është anëtar i Partisë Socialiste dhe kush është i përfshirë në grupet e Partisë Socialiste në zona të caktuara, duhet të shkojë të regjistrojë emrin në mënyrë të tillë që të mos hiqet nga puna. A merret njeri me këtë gjë? Nuk merret njeri. Pra ka probleme pafundësisht dhe nuk është më thjesht historia tendera sekret. Tendera sekret janë një pjesë e vogël e të gjithë vjedhës të kësaj qeverie. Po koncensionet? Po mungesa e shumë gjërave të tjera? Pra janë kaq shumë gjëra, saqë janë pafundësisht dhe e bëjnë të padurueshme këtë situatë. Dhe tjetra, ajo që është dhe më e rëndësishme, është zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, që është një absurditet.

Kryemadhi: Prokuroria të hetonte vendimet para se të shpallej gjendja e fatkeqësisë natyrore

E para njëherë unë nuk shoh që të ketë ndonjë ndryshim midis prokurorisë dhe qeverisë. Nëse do të kishim një prokurori aktive në të gjithë këtë situatë po themi problematike, do të kishim një hetim. Unë nuk mendoj që prokuroria qëndron në karantinë, mendoj se prokuroria ashtu si gjithë institucionet e tjera që kanë të bëjne me mbarëvajtjen edhe me garancinë e shtetit dhe të jetës së qytetarëve, duhej të ishte në funksion. Mendoj se prokuroria duhej të fillonte që me çështjen e shumë problematikave që kanë të bëjnë për shpalljen e shumë vendimeve apo shpalljen e shumë masave po themi në thonjëza të marra, pa u shpallur gjendja e pandemisë. Ju besoj e mbani mend që të gjithë që në datën 9 mars të gjithë shqiptarët kanë hyrë në karantinë. Dua të them që këto tenderat sekretë për letrat higjenike dhe për shumë gjëra të tjera nuk janë një risi për shqiptarët sepse shqiptarët e njohin këtë gjë por tregon se sa mosfunksionale është e gjithë struktura shtetërore…sa mosfunksionale ose sa jo e vërtetë dhe mungesë transparence ka në të gjithë këtë që ndodh.

Kryemadhi: Covid 19, menaxhim diletantësh, qeveria synim jo të ndihmojë qytetarët por të bëjë protagonizëm

Të gjitha këto janë jo vetëm mungesë menaxhimi por dhe mungesë vizioni. Dilentantizëm të një menaxhimi. Këtu edhe nje fëmije i klasës së parë do dinte te menaxhonte nje klasë të vetën. Jo më te jesh një qeveri e mos të dish të menaxhosh një situatë të tillë që po ta krahhasosh në mënyrën sesi ka funksionuar në rastet e tjera që kemi pasur, gripi i derrit apo Sars etj me radhë, menaxhimi ka qenë i jashtëzakonshëm.  LSI në momentet e saj ka menaxhuar disa raste emergjencash. Ka menaxhuar përmbytjet e Shkodrës dhe mjafton të shkoni të pyesni popullatën e asaj zone të përmbytur saqë në fund fare filluan të kërkonin dhe farë djathi sepse gjëja e gjallë prodhonte aq shumë qumësht saqë nuk kishin më ku e hidhnin.

 

Kryemadhi: Pyesni sa shqiptarë kanë vdekur në muajt janar-shkurt në Shqipëri

Pse nuk pyesni sa shqiptarë kanë vdekur gjate muajve janar-shkurt? A ka ndonjë statistikë? Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë. Pse nuk drejtoheni drejt personelit të sanatoriumit dhe t’i pyesni ka pasur raste të regjistruara që në periudhën shkurt dhe cilat qenë masat për t’u marrë? Për mua çështja covidit është një konsperacion i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo. Mjafton të shikoni dje, ka qenë një lajm shumë qesharak në të gjitha televizionet se një institucion financiar kishte bërë dhuratë tre makineri. A e keni parë si lajm? A mund të pyesni një mjek, një infermier, kë të doni? Në çfarë vendi të botës makina e respirimit nxirret në oborr dhe pozojnë donatorët me marrësit?

Kryemadhi: Aministia fiskale, ide për të pastruar paratë e ndonjë trafikanti droge, Konferenca e Donatorëve, propagandë   

Po janë bërë 4 amnisti fiskale. Kush ka pas për t’i bërë i ka bërë paratë. Po pse emigrantët a kanë para për të deklaruar? Emigrantët i kanë para gjaku atje. Kush i lë ata të bëjnë? Kjo është qesharake, kjo është thjesht një ide për të pastruar disa para, ndonjë evasion fiskal ose ndonjë trafikant droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri dhe do të bëjë ndonje pastrim parash edhe amnisti fiskale që bën një marrëveshje me qeverinë edhe kaq. Po nuk është kjo amnisti fiskale që do të përfitojë vërtetë ai që ka shitur 5 kile sheqer dhe oriz edhe nuk ka deklaruar tatimin te kjo drejtoresha e tatimeve që po heq të gjithë njerëzit nga puna. Kjo është qesharake, absurditet, mashtrim, si konferenca e donatorëve. T’iu bëj një pyetje, pse nuk pyesni se çfarë u bë me këtë konferencën e donatorëve që mori ky  1 miliardë dhe 150 milionë dollarë? A është ndërtuar ndonjë shtëpi nga tërmeti? Ka njerëz që jetojnë nëpër çadra. Nga kjo konferenca e donatorëve, 1 miliard e 150 milion, a mori ndonjë lek ky për këtë gjë? Për rimëkëmbjen e vendit? Apo do të merrët tani me eurobondin për pagat e luftës? Ç’ndodh në konferencat e donatorëve? Apo ishte konferenca e donatorëve një makineri e propagandës për të cilën u paguan njerëz thjesht për te deklaruar ca shifra fiktive dhe sot nuk janë më? Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre. Kur të shkojnë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ujin, taksat e bashkisë etj. Atëherë do t’i shikojë kur njerëzit të bëhen Zombi kundër taksidarëve të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës.