“Abdullain e vrava unë”, Shera: Na ngacmonte edhe motrën, armën e futa në thes që të mblidhja gëzhojat

67

Saimir Shera, njëri prej vëllezërve të arrestuar për vrasjen e 71-vjeçarit Abdulla Budlla ka pranuar krimin. Para oficerëve të Policisë, ai është shprehur se ka vrarë të moshuarin, pasi e dinte që ai kishte lidhje intime me nënën e tyre. Ai është shprehur se nuk kishte duruar dot faktin, që ky i fundit kishte nisur t’i ngacmonte edhe motrën.

”Vrasjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Avdullain. Prej vitesh fjalët qarkullonin në fshat. Kam ikur nga Shqipëria prej fjalëve. Kur u ktheva u zhvendosa në një shtëpi më vete. Pak ditë më parë mora vesh që Avdullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më. Mora kallashnikovin që e kisha të fshehur që në 1997, njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive tek Labidari e qëllova. Pas krimit u largova në Fushë Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty”.