Të tjera detaje zbulohen për arrestimin e ish-pronarit të Universitetit “Kristal” Ahmet Muça i cili u vu në pranga për “falsifikim dokumentesh”.
Mesohet se procedimi ndaj tij ka nisur që në muajin janar të këtij viti nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë.
Sipas dosjes hetimore, mësohet se Muça shiste diploma për 2500 euro edhe pas mbylljes së Universitetit me datat dhe vulat e kohës kur ky institucion ishte i hapur.


















