Aksidenti tragjik në Shkodër/ Bilanc tragjik, humbasin jetën babai dhe dy fëmijët, 8 muajsh e 5 vjeç

626
Është rritur bilanci i aksidentit të frikshëm të ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku nga përplasja e dy mjeteve u plagosen 7 persona. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, babai Edmond Preka bashkë me dy fëmijët e tij, Rajani një foshnjë 8 muajsh dhe vajza Ajsel 5-vjeçare. Fëmija i tretë, vajza 9-vjeçare e çiftit Noemi dhe gruaja Evisa ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, konkretisht një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’. Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy qytetarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Preka, bashkëshortja e tij Evisa Preka dhe 3 fëmijët. Të plagosur kanë mbetur edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’ dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në pamjet e siguruara shihen dy mjetet e dëmtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal