Tiranë, policia arreston 2 persona, akuzohen për 12 vjedhje

511
Policia e Tiranës ka arrestuar të martën 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 12 banesave.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se në pranga janë vënë shtetasit, Saimir Kuçi 32 vjeç dhe 24 vjeçari Ervis Ramaj, të dy të dënuar më parë për vjedhje.
Të njëjtat burime pohuan se dy të rinjtë u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetases V.T,. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona janë autorë edhe të 11 vjedhjeve të tjera.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me vjedhjet e kryera nga këta dy persona.
Sigal