Sigal

“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”.

Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të aksidentit në Prrenjas, i cili ka qenë në një makinë private pas autobusit kur ka ndodhur aksidenti. Ai thuhet se u ka  dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci. Ata fatmirësisht janë mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Nxënësit ishin nisur për një eskursion.

Dëshmitari më tej është shprehur se policia nuk  u ishte përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një ambulancë, ndërsa 17 nxënës ishin lënduar. Ata janë dërguar në ambulancën e Prrenjasit për ndihmën e parë.