Aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, identifikohen viktima dhe të plagosurit

517
Sigal

Janë identifikuar personat të cilët u përshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Të plagosur kanë mbetur një 32-vjeçar me inicialet T.H., dhe një 35-vjeçar me inicialet E.C., të dy banues në tiranë, ndërsa viktimë ka mbetur një 58-vjeçar me inicialet Sh.B.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku u përplasën një automjet tip “Benz” me një automjet tip furgon. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” si dhe u dëmtuan dy pasagjerët e furgonit.