Aksidenti i rëndë në Gramsh/ Zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën

Është zbuluar identiteti i viktimës në aksidentin e ndodhur këtë pasdite në fshatin Poroçan të Gramshit.

Ai është E.L, 32 vjeç. Në këtë aksident të ndodhur në vendin e quajtur ‘Toskollare’ rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit, kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjera.

Sigal

Sikundër është rapotuar edhe më herët, të aksidentuarit kanë qenë duke udhëtuar me një mjet furgon kur mjeti ka dalë nga rruga.