Aksident në rrugën Berat-Dimal, humb jetën 50-vjeçari

28
Sigal

 

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 07:30, në fshatin Moravë të Beratit, ku janë përplasur dy automjete.

Shtetasi Eduart Ismailii, 51 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Pas disa orësh në kujdes intensiv, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, Eduart Ismaili, 51-vjeç  i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

 Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.