Mbesa “rrjep” gjyshen, i hyn në shtëpi dhe i merr plot 40 mijë euro

508
Burimet e Policisë bëjnë me dije se autorja është pikërisht mbesa e të moshuarës.
Në njoftimin për shtyp thuhet: “Kamela.Sh, 19 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se në banesën e gjyshes, shtetases N.M 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40.000 €”.
Ajo është ndaluar nga Policia deri në zbardhjen e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Sigal